Vajza që është e varur nga pornoja që kur ishte 8 vjeç

08/12/2015 00:00

Një vajzë 19-vjeçare ka rrëfyer varësinë e saj ndaj pornos që kur ishte 8 vjeç dhe thotë se të shikuarit e shumë videove ka bërë që të ketë shumë lidhje të dhunshme.

Rebecca thotë se nisi të shikojë porno të “lehtë”, por sa më shumë rritej, aq më shumë kërkonte të shihte porno më të dhunshme.

“Shikoja shumë gjatë ditës, nuk ndaloja dot. E humba krejtësisht kontrollin e seksualitetit tim duke parë skena të dhunshme. Edhe lidhjet e mia ishin të dhunshme, nuk merrja kënaqësi nga seksi normal”, tregon vajza australiane.

Edhe sot, 19-vjeçarja po lufton me varësinë e saj dhe shkon te psikologu me shpresën që një ditë të shijojë seksin pa dhunë.

Top Channel