Manchester United eliminohet nga Champions League

08/12/2015 22:45

Manchester United mbetet jashtë Ligës së Kampioneve. “Djajtë e Kuq” të drejtuar nga Louis Van Gaal u mundën 3-2 nga Wolfsburg dhe dorëzuan vendin e dytë në grup pasi PSV Eindhoven mposhti 2-1 CSKA-në e Moskës duke kaluar kjo skuadër në raundin tjetër të këtij kompeticioni.

Skuadra angleze do të vazhdojë aventurën e saj europiane në Europa League. Rezultati më i thellë i mbrëmjes ishte ai në “Santiago Bernabeu”, ku Reali shkatërroi 8-0 Malmon dhe protagonisti i ndeshjes ishte Cristiano Ronaldo me 4 gola të shënuar.

Është mundur në ndeshjen e fundit në grup edhe Juventusi, por humbja 1-0 me Sevilla nuk i rrezikon pjesëmarrjen kampionëve italianë në fazën tjetër të Champions.

Top Channel