Kim Kardashian e quan djalin Saint

09/12/2015 00:00

Tri ditë pas lindjes Kim Kardashian ka dalë nga spitali të martën, bashkë me të porsalindurin e saj, të cilin e ka quajtur Saint. Ky është emri që prindërit vendosën për të: Saint West.

Kim bëri të ditur emrin e foshnjës në blogun e saj zyrtar, ku bën të ditur se djali i lindur me 5 dhjetor, peshon 3.6 kg. Tashmë është zyrtare që North West do të ketë një vëlla “të shenjtë” me të cilin të luajë.

Sipas të dhënave të faqeve rozë, duket se Kim ka pasur një lindje të vështirë. Duket se ajo ka pasur probleme me plaçentën, njësoj si me vajzën North. “Ajo kishte vërtetë probleme për shkak të plaçentës”, ka thënë një burim për People.com.

Top Channel