Boks, Fury-t i hiqet titulli IBF

09/12/2015 11:20

Tyson Fury nuk është më mbajtësi i titullit kampion në kategorinë IBF në boks, 10 ditë pas triumfit të tij kundër Vladimir Klitshkos. Federata Ndërkombëtare e Boksit e konfirmoi këtë vendim të saj duke e argumentuar me faktin se britaniku refuzoi të zhvillonte ndeshjen e detyruar me ukrainasin Vjaceslav Glaskov.

“Fury-t i është hequr titulli në IBF. Ai duhej të zhvillonte ndeshjen me Vjaceslav Glazkov, por preferoi një përballje revanshi me Klitshkon”, deklaroi presidenti i IBF-së, Lindsay Tucker.

Vetë Vladimir Klitshko vendosi që t’i përmbahet klauzolës së kontratës së nënshkruar për ndeshjen e revanshit me Fury, duke deklaruar menjëherë pas sfidës me të se do të ndeshet sërish në ring me britanikun. Tashmë ajo që mbetet për t’u përcaktuar është data e zhvillimit të kësaj ndeshjeje.

Top Channel