Si të shpëtoni verën ‘e keqe’?

09/12/2015 00:00

Festat e fundvititi po afrohen dhe sigurisht në shtëpinë tuaj mund të keni shishe vere që i keni ruajtur prej kohësh për këto ditë të veçanta të fundvitit.

Por kur të ndodh të hapësh një shishe ndonjëherë përballesh me erën e rëndë të squfurit, dhe keni menduar se vera nuk vlen. Por tashmë ka një truk për të shpëtuar shijen e saj.

Ju duhet vetëm një monedhë dhe asgjë më shumë. Gjithçka që duhet të bëni është ta lani mirë këtë monedhë dhe ta hidhni në gotën tuaj të verës, duke e lënë për disa minuta. Hiqeni monedhën dhe ‘voila’, kjo ishte. Videoja shpjeguese është postuar në YouTube nga Reactions, më 7 dhjetor. Skuadra shpjegon se vera ndonjëherë ka një një erë të keqe për shkak të procesit të saj kimik që quhet reduktim.

Në procesin e prodhimit të verës, kufizohet kontakti i lëngut me oksigjenin gjatë fermentimit. Në këtë kohë, ky proces reduktues nis prodhimin e tiolit, të cilat janë molekulat e squfurit përgjegjësi për erën që ngjan si një gomë e djegur, apo një vezë e prishur.   

Top Channel