“Time” zgjedh Angela Merkel si Personi i Vitit

09/12/2015 00:00

Kancelarja gjermane Angela Merkel është Personi i Vitit, i zgjedhur nga revista prestigjioze “Time”, e cila i ka dedikuar dhe kopertinën.

“Angela Merkel, kancelarja e një bote të lirë”, është titulli i revistës ku është vendosur një protret i lideres gjermane.

Në vend të dytë është kalifi Abu Bakr Al- Baghdadi, lideri i ISIS, dhe në vend të tretë Donald Trump, i cili ka qënë në lajmet kryesore këto ditët e fundit mbi deklaratat e tij shokuese për myslimanët.

Top Channel