Më falni zonjë, keni parkuar gabim!

09/12/2015 00:00

Parkimi mund të jetë makthi i shumë drejtuesve të automjeteve, por është e vërtetë se pa ditur të parkosh nuk je një drejtues i mirë.

Sidoqoftë, një makth të tillë e ka përjetuar një grua në Fuzhou, në juglindje të Kinës, e cila gjatë tentimit për të parkaur paralel e ka çuar makinën e saj te shkallët e një stacioni metroje.

Gruaja po drejtonte një Toyota 4×4 dhe dëshmitarët thonë se ishte një gabim i tipit “në vend të frenave, ka shkel gazin”.

Identiteti i gruas nuk është bërë i njohur, por nuk është bërë e ditur nëse është plagosur apo jo. Megjithatë, ajo ka shkatërruar një motoçikletë rozë që ishte e mbështetur tek parmakët.

Ndërkohë, një qendër tregtare në Shangai ka krijuar një parking të posaçëm për drejtueset femra me ngjyrë rozë. Hapësira për një makinë është shumë më e madhe se hapësirat normale që mund t’i hasim çdo ditë, kjo për t’ju bërë më të lehtë prakimin e automjeteve femrave.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel