Dhjetëra të vrarë nga talebanët në aeroportin e Kandaharit

10/12/2015 00:00

Me dhjetëra persona janë vrarë në një sulm të talebanëve në aeroportin e Kandaharit në Afganistan.

Ministria e Mbrojtjes në Afganistan tha se të paktën 37 civilë, mes tyre shumë fëmijë mbetën të vrarë në sulmin e talebanëve, nga të cilët u vrarë 9 militantë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e sigurisë.

Sulmi i talebanëve ndodhi mbrëmjen e së martës. Për më shumë se 26 orë, ata shkëmbyen zjarr me forcat e sigurisë, ndërsa kishin marrë peng me dhjetëra persona në ambientet e aeroportit.

Në orët e vona të së mërkurës, ushtria tha se ka rimarrë kontrollin e plotë të aeroportit.

Sulmin u krye thuajse njëkohësisht me fillimin e konferencës rajonale të sigurisë në Islamabad, në të cilën presidenti afgan, Ashraf Gani bëri thirrje për ndihmë më të madhe rajonale në luftën me kryengritësit islamik.

Top Channel