Pako të dyshimta, grevë në metronë e Parisit

10/12/2015 09:05

Paraliza ka përfshirë linjën A të metrosë rajonale të Parisit këtë të enjte, për shkak të grevës që kanë nisur punonjësit.

Drejtuesit e metrove kanë zgjedhur këtë mënyrë për të protestuar kundër qëndrimit të drejtuesve të sektorit në menaxhimin e alarmeve për pakot e dyshimta që gjenden në trenë.

Në linjën A, që përshkon të gjithë kryeqytetin francez, qarkullon një tren në 4 dhe nëse trafiku bllokohet problemet për pasagjerët janë të mëdha.

Një nga sindikalistët akuzon drejtuesit e sektorit se nuk marrin parasysh gjendjen e emergjencës të krijuar në vend pas atentateve të nëntorit.

Top Channel