Estetistja i pështyn në fytyrë klientit (Video)

10/12/2015 00:00

Një estetiste në Singapor na ka dhënë një pamje shumë të pështirë, që do ju bëjë të mendoheni dy herë para se të shkoni në sallonet e bukurisë.

Ajo shihet duke pështyrë në ballin e klientit dhe duke e përhapur me duar pështymën e saj në fytyrën e klientit, i cili duket se nuk e kupton aspak se me çfarë po e lyejnë.

Ajo pështyn 2 herë në ballin e tij dhe 3 herë në duart e saj, ndërkohë që i bën masazh fytyrës.

Top Channel