Çfarë të ka ndodhur Ben?

10/12/2015 00:00

Mos dikush e ka kafshuar Batmanin? Ben Affleck duket pak keq teksa bëhet gati për filmine tij më të ri, “Live by Night” në Los Angeles.

43-vjeçari shfaqet i gjakosur, dhe me hundë të fashuar, i veshur me një veshje spitali, e hapur pas ku tregonte një tatuazh të madh e plot ngjyra të një feniksi.

Nuk është e qartë nëse tatuazhi është real, shkruan E!Online. Ai tregoi një pjesë të tij këtë verë.

“Live by Night” nisi xhirimet në tetor. Affleck është fotografuar në sheshin e xhirimit dhe më herët, dhe në një prej tyre ai u shfaq me një sy të gjakosur.

Filmi është një dram krimi i fokusuar në vitet ’20. Affleck luan rolin e djalit të një kapiteni policie të Bostonit, i cili u bë i njohur si gangster. Filmi pritet të publikohet në 2017.

Së shpejti aktori do të shfaqet në serinë e ardhshme të Batman, “Batman v Superman: Dawn of Justice”, i cili do të dalë më 25 mars 2016.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel