Reagimi ndaj klimës, Amerika i bashkohet përpjekjeve të BE

10/12/2015 11:55

Amerika iu bashkua bllokut europian dhe grupit të vendeve të tjera të përfshira në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje finale të klimës.

I ashtuquajturi “Koalicioni i ambicjeve të mëdha” përfshin tani mbi 100 shtete, si të pasura ashtu edhe vende në zhvillim. Përpos SHBA-ve, mbështetje për aleancën kanë ofruar dhe Norvegjia, Meksika e Kolumbia.

Delegatët kanë diskutuar përgjatë gjithë natës mbi draftin e prezantuar dhe një version më i plotë pritet të paraqitet shumë shpejt.

Pretendimi kryesor është për një ujdi të qëndrueshme e ligjërisht detyruese, e cila të mund të rishikohet çdo 5 vjet.

 

Top Channel