Skënderbeu- Lokomotiva, policia merr masa për ndeshjen

10/12/2015 00:00

Policia e Elbasanit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e ndeshjes mes Skënderbeut dhe Lokomotivës së Moskës. Kjo ndeshje luhet në “Elbasan Arena”.

Prej orës 17.00 nuk do të lejohet parkimi në bulevardin “Aqif Pasha”, që fillon nga shatërvani deri tek kryqëzimi i rrugës para Stadiumit, rruga e re e romëve, në Rrugën “Kamber Sejdini”, nga kryqëzimi i romëve deri tek kryqëzimi i tapetave. Parkimi i mjeteve nuk do të lejohet as përreth e as përballë stadiumit.

Edhe lokalet përreth stadiumit, Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth stadiumit, në Bulevardin Aqif Pasha, nga Stadiumi deri tek Shatërvani, nga ora 17:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.

Hyrja në stadium do të nisë që në orën 19.30 për të shmangur rradhët e gjata. Në mbarëvajtjen e ndeshjes janë angazhuar plot 360 policë.

Brenda në stadium nuk do të lejohen sende të forta, shishe të çfarëdo lloji, fishekëzjarre, monedha apo metale, dhe çelësa të ndryshëm.

Top Channel