Kërcen në litar më shpejt se sa mund të numërosh

10/12/2015 00:00

Cen Xiaolin është nxënësi më i shpejtë në botë që kërcen mbi litar. Gjatë pjesëmarrjes së tij në Kampionatin Botëror të Shkollave në Dubai, 11-vjeçari ka vendosur një rekord të ri.

Ai ka kërcyer 216 herë në 30 sekonda dhe 548 herë në përgjithësi, sipas People’s Daily Online.

Rekordi zyrtar më parë ishte 108 hedhje në litar në gjysëm minuti. Atletizmi i këmbëve të 11-vjeçarit ka habitur edhe anëtarët e jurisë.

Ai ndihmoi Kinën në këtë kampionat që të fitonte 27 medalje në 28 evente, duke lënë pas skuadrën belge, e cila u rendit në vendin e dytë.

Top Channel