Një artist i tatuazheve ka zbatuar një ide të çmendur, atë të bërit një tatuazh në ajër, teksa hidhet me parashutë bashkë me mikun e tij.

Artisti Shannon Claydon u mbajt nga parashutistët e tjerë, teksa bëri një tatuzh në dorën e Nadine Elaine.

Duke përdorur një pajisje portabël për tatuazhet, Shannon shkruajte një fjalë me 4 shkronja, AHHH, për vetëm 30 sekonda në dorën e Nadine.

“Mendoja se problemi kryesor do të ishte era, por arrita të bëj tatuazhin në dorën e saj. Më ndihmoi shumë edhe qëndrueshmëria nga parashutistët e tjerë”, tha Shannon.

Top Channel