Mister, zhduket miliarderi kinez Guo Guangchang

11/12/2015 00:00

Një prej njerëzve më të pasur të Kinës, Guo Guangchang, i njohur ndryshe edhe si Warren Buffett-i i vendit komunist, raportohet të jetë zhdukur.

Revista financiare “Caixin” citon pjestarë të stafit të kompanisë së tij Fosun International, të pohojnë se që nga pasditja e së enjtes, nuk kanë mundur më të lidhen me të.

Pas këtyre raporteve, Fosun, një prej konglomeratëve më të mëdhenj privat të Kinës, ndaloi tregtimin e aksioneve të saj në bursë. Në muajin gusht, Guo u përfshi në një proces gjyqësor korrupsioni.

Top Channel