Diskutim në nivel të lartë mes Penianit dhe Seulit

11/12/2015 00:00

Një ditë pas deklaratës së Penianit se zotëron një armë me hidrogjen të cilën është i gatshëm ta përdorë, një raund i rrallë negociatash u zhvillua në kufirin mes dy Koreve.

Zëvendësministra nga të dy krahët u takuan për të diskutuar mundësinë e përmirësimit të marrëdhënieve duke i bërë këto të parat bisedime të nivelit të lartë që prej marrëveshjes së gushtit, e cila i dha fund incidenteve ndërkufitare.

Prioritet të tij, Seuli ka organizimin e rregullt të takimeve mes familjeve të ndara nga njëra-tjetra. Janë mbi 60.000 të moshuar që kërkojnë të afërmit e tyre në veri, të cilët nuk i kanë pare prej dekadash të tëra. Koreja e Veriut dhe ajo e jugut, teknikisht, janë ende në luftë pasi konflikti i viteve ‘50 i përfundoi asokohe me një armëpushim, por jo me traktat paqeje.

Top Channel