Paris, grabitje “surprizë” pranë pallatit Elize

11/12/2015 17:45

Një grabitje e papritur është verifikuar në dyqanin elitë të bizhuterive të Parisit, “Chopard”, që ndodhet dy hapa larg pallatit presidencial Elize.

Sipas raportimeve online të gazetës lokale “Le Parisien”, objektet e grabitura kapin vlerën e rreth 1 milion eurove.

Veçoria e kësaj grabitjeje është se ndodh në një kohë gjendjeje të jashtëzakonshme, pas sulmeve të 13 nëntorit, dhe në një nga zonat më të ruajtura të kryeqytetit.

Konkretisht bëhet fjalë për numrin 72 të rrugës Faouburg Saint-Honore, që ndodhet fare pak metra larg Elizeut, në zemrën e “blinduar” të Parisit.

Mesa duket, grabitësi i ka kapur të gjithë në befasi.

Top Channel