Vetëvendosje, bojë makinës së zëdhënësit të qeverisë

11/12/2015 20:45

Aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur të premten pasdite bojë ndaj veturës së zëdhënësit të qeverisë, Arban Abrashi.

Vetëvendosje e ka cilësuar këtë aksion si një kundërpërgjigje ndaj akuzave që Abrashi i beri pak ditë më parë këtij subjekti opozitar.

“Ky ministër para disa ditësh e ka krahasuar forcën më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës me terroristët e ISIS. Abrashi është një abuzues dhe ofendues, i cili ka etiketuar rëndë opozitën e vendit të tij, duke përdorur fjalë të njëjta me Serbinë. Sipas Abrashit, aktivistët që përdorin bojë e vezë për të protestuar janë terroristë”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes pas aksionit simbolik.

Top Channel