Ja si do të hidhet shorti i Euro 2016

12/12/2015 00:00

Kombëtarja shqiptare do të marrë pjesë për herë të parë në finalet e një kampionati europian të futbollit dhe për këtë arsye hedhja e shortit ditën e sotme në Paris në orën, i cili do të transmetohet “live” në Top Channel, ka një interes të veçantë për të gjithë shqiptarët.

Pas plotësimit të 24 ekipeve pjesëmarrëse në kompeticionin më ta madh europian të futbollit, UEFA zyrtarizoi dhe vazot e shortit që do të përcaktojë sot grupet e fazës finale të Kampionatit Europian. Ashtu siç edhe ishte bërë e ditur ndarja në 4 vazo u bë në bazë të koeficienteve që kishin ekipet përfaqësuese në tetor, në mbyllje të fushatës dhe Shqipëria ndodhet në vazon e katërt.

Vazo 1 – Vazo e parë përbëhet nga Franca, si vend organizator i këtij turneu, si dhe Spanja, Gjermania, Anglia, Portugalia dhe Belgjika, të gjithë kundërshtarë të mundshëm për Shqipërinë.

Vazo 2 – Në vazon e dytë janë vendosur këto ekipe: Italia; Rusia; Zvicra; Austria; Kroacia dhe Ukraina, cila edhe pse arriti të kualifikohen në fazën e “Play off”-i, ka një koeficient më të lartë se ekipet e dy vazove të tjera.

Vazo 3 – Kjo vazo është e përbërë nga këto ekipe: Çekia; Suedia; Polonia; Rumania; Sllovakia dhe Hungaria.

Vazo 4- Ndërsa në vazon e katër ndodhen ekipet me koeficientin më të ulët, skuadra me të cilat Shqipëria nuk do të ketë shansin t’i ketë në grupe të Europianit. Ja ekipet: Turqi; Republika e Irlandës; Islandë; Uells; Shqipëri dhe Irlanda e Veriut.

Këto ekipe do të formojnë 6 grupe me nga 4 ekipe secili ( nga A në F). Në fillim do të ndahen nëpër grupe ekipet e vazos së parë, ku Franca është automatikisht në Grupin A. Ekipi i parë do të vendoset në grupin B, e më pas do të ndahen në grupet C, D, E dhe F.

Më pas do të vazhdohet me ekipet e vazos së katërt. Ky do të jetë edhe momenti më interesant i shortit, pasi do të përcaktohet vazoja dhe kundërshtari më i vështirë për Shqipërinë. Më pas vazhdohet me ekipet e vazos së tretë dhe në fund, grupet plotësohen me ekipet e vazos së dytë. 

Për herë të parë në Europian përveç 12 ekipeve të kualifikuara si e para dhe e dyta më e mirë, do të kalojnë në fazën e ardhshme edhe 4 vende të tretë më të mirat.

E premtja e 10 qershorit do të jetë edhe ndeshja hapëse e këtyre finaleve, ku sigurisht që njëra skuadër do të jetë Franca, ndërsa kundërshtari i saj pritet të mësohet më 12 dhjetor.

Faza e 1/8

Ndeshja 1: E dyta e Grupit A – E dyta e Grupit C (  15:00, 25 qershor, St-Etienne)
Ndeshja 2: Fituesja e Grupit D – E treta më e mirë e grupeve B/E/F (21:00, 25 qershor, Lens)
Ndeshja 3: Fituesja e Grupit B – E treta më e mirë e grupeve A/CD (18:00, 25 qershor, Paris)
Ndeshja 4: Fituesja e Grupit F –  E dyta e Grupit E ( 21:00, 26 qershor, Toulouse)
Ndeshja 5: Fituesja e Grupit C – E treta më e mirë e grupeve A/B/F (18:00, 26 qershor, Lille)
Ndeshja 6: Fituesja e Grupit E – E dyta e Grupit D ( 18:00, 27 qershor, St-Denis)
Ndeshja 7: Fituesja e grupit A – E treta më e mirë e grupeve C/D/E (15:00, 26 qershor Lyon) 
Ndeshja 8: E dyta e Grupit B – E dyta e Grupit F (21:00, 27 qershor, Nice)

Faza e 1/4

1: Fituesja e ndeshjes 1 – Fituesja e ndeshjes 2 (21:00, 30 qershor, Marseille)
2: Fituesja e ndeshjes 3 – Fituesja e ndeshjes 4 (21:00, 1 korrik, Lille)
3: Fituesja e ndeshjes 5 – Fituesja e ndeshjes 6 (21:00, 2 korrik, Bordeaux)
4: Fituesja e ndeshjes 7 – Fituesja e ndeshjes 8 (21:00, 3 korrik, St-Denis)

Gjysmëfinalet

1:Fituesja 1 – Fituesja 2 (21:00, 6 korrik, Lyon)
2:Fituesja 3 – Fituesja 4 (21:00, 7 korrik, Marseille)

Ndeshja finale e Euro 2016 do të zhvillohet në St-Denis më 10 korrik, në orën 21:00.

Top Channel