Arabia Saudite, femrat votojnë për herë të parë

12/12/2015 08:55

Arabia Saudite zhvillon zgjedhje lokale, ku për herë të parë do të votojnë edhe femra. Madje, ato janë edhe kandidate, pavarësisht mbretërisë konservative duke e bërë këtë vend të vetmin që nuk i lejon femrat të drejtojnë.

978 femra janë regjistruar si kandidate, kundrejt 5938 meshkujve. Kandidatet femra duhet të flasë në fushatë pas një perdeje, apo ndarjeje, ose të përfaqësohet nga një mashkull.

130 mijë femra janë regjistruar të votojnë, thonë zyrtarët. Megjithatë ky prapë është një numër i vogël, krahasuar me votuesit meshkuj që janë 1.35 milionë.

Salma al- Rashed është gruaja e parë që është regjistruar në votim. “Ndihem vërtetë mirë. Ndryshimi është një fjalë e madhe, por zgjedhjet janë një rrugë e sigurtë për përfaqësimin tonë”, ka thënë Salma për BBC-në.

Zgjedhjet në vetvete janë një ngjarje e rrallë për mbretërinë saudite, dhe e shtuna është hera e tertë në histori që sauditët votojnë.

Nuk ka pasur zgjedhjet për 40 vjet, mes viteve 1965- 2005. Vendimi për ti dhënë mundësi grave të votojnë, është marrë nga mbreti Abdullah dhe është parë si një pjesë kyçe e trashëgimisë së tij.

Top Channel