Dhurata më e bukur për Saint

12/12/2015 00:00

Kim ka vetëm një javë që ka sjellë në jetë djalin e saj, Saint, dhe dhuratat në adresë të tij janë të pafundme.

35-vjeçarja ka postuar një foto në faqen e saj të internetit, të dhuratës së veçantë që ka marrë nga Jaime King.

Të quajtur “Një dhuratë për Saint!”, Kim ka shkruar: “Mikja ime Jaime King më ka dërguar dhuratën më të mirë për bebin! Dëshiroj ta ndajë me ju sepse më pëlqen shumë”, shkruan Kim.

Kim lindi djalin e saj më 5 dhjetor, dhe çifti vendosi ta quante Saint Vvest. Mediat rozë raportojnë se Kardashian ka pasur një lindje të vështirë.

Top Channel