UEFA miraton fond 301 mln euro për skuadrat

12/12/2015 00:00

UEFA do të shpërndajë 301 milionë Euro për 24 skuadrat pjesëmarrëse të Euro 2016. Sekretari i përgjithshëm i qeverisë së futbollit evropian, Gianni Infantino është shfaur përpara medias në përfundim të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, ku bëri të ditur edhe çmimet për ngjarjen më të rëndësishme të futbollit në Kontinentin e Vjetër.

Mësohet se nga këto 301 milionë, 27 milionë euro janë rezervuar për skuadrën që do të ngrejë trofeun në finalen e 10 korrikut të vitit 2016.

Por jo vetëm kaq, Infantino bëri të ditur se në 25 shkurtin e vitit të ardhshëm do të zhvollohet Kongresi i Jashtëzakonshëm i UEFA-s në Zyrih. Kurioz është fakti se vetëm 1 ditë më pas, FIFA do të zhvillojë zgjedhjet për presidentin e saj. Mësohet se në këtë mbledhje UEFA do të vendosë për mbajtjen e zgjedhjeve të saj.

Një tjetër çështje që u diskutua në këtë mbledhje ishte edhe përdorimi i teknologjisë që po kërkohet çdo ditë e më shumë. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pritet të miratojë në muajin janar përdorimin e teknologjisë në vijën e portës, për të evituar golat fantazmë. Vendimi do të jetë për përdorim të saj në të gjitha aktivitetet, si në Evropian ashtu edhe në Ligën e Kampioneve dhe Europa League.

Për momentin vendet që kanë vendosur të përdorin teknologjinë janë Franca, Italia dhe Gjermania, por në një formë tjetër. Gjithsesi, pwrdorimi i teknologjisë nuk i nxjerrë jashtë loje arbitrat e portave, të cilët do të vazhdojnë të kryejnë detyrën e tyre.

Top Channel