E vjedh, kthehet t’i shpëtojë jetën

12/12/2015 00:00

Brenda çdo hajduti gjen një qënie njerëzore, ashtu siç brenda çdo soditësi të pafajshëm, mund të gjesh një bastard.

Ky ishte komenti i oficeres së policisë  Emmanuelle Oster pas shpërndarjes së pamjeve filmike të regjistruara në një metro të Parisit, ku një hajdut xhepash grabit një djalë të dehur, e pastaj kthehet për t`i shpëtuar jetën.

Videoja e marë nga kamerat e sigurisë tregon të riun t’i afrohet personit të ulur, dukshëm të dehur e të përgjumur. Ai i kontrollon xhepat, merr çfarë gjen e pastaj largohet. Disa sekonda më vonë, viktima e vjedhjes ngrihet e i afrohet shinave, por nuk mban dot ekuilibrin e rrëzohet.

Treni afrohet ndërkohë, megjithatë një person i ndodhur aty as që tenton fare ta ndihmojë. Spektatori i ngjarjes thjesht kundron me duar ne xhepa dhe ndonëse e pa fare mirë të riun të binte mbi shina, nuk reagon, e thjesht kthen shpinën dhe largohet, ndërsa hajduti kthehet me vrap e i jep dorën djalit për ta ngritur lart. Treni nga ana tjetër ndaloi fatmirësisht në kohë. Videoja është shpërndarë në internet bashkë me komentet e oficeres Oster, e cila nënvizon paradoksin e të qënit në të njëjtën kohë hajdut dhe samaritan i mirë.

Top Channel