Paris, zbardhen detajet e marrëveshjes për klimën

12/12/2015 22:55

Marrëveshja për ndryshimet e klimës e arritur në Paris pas 2 javë negociata parashikon një sërë përpjekjesh për të kufizuar rritjen globale të temperaturave në më pak se 2C.

Marrëveshja është e para që përfshin angazhimin e të gjitha vendeve për të reduktuar çlirimin e gazit karbonik. Ajo është pjesërisht e detyrueshme dhe pjesërisht vullnetare.

Pikat kyçe të saj janë:

1. Të rriten çlirimet e gazrave bio sa më shpejt të jetë e mundur dhe të arrihet një balancë mes burimeve dhe uljes së gazrave në fjalë në gjysmën e dytë të shekullit;

2. Të ruhet rritja e temperaturave globale “shumë më poshtë” se 2 gradë Celsius dhe të vijojnë përpjekjet për ta kufizuar atë në 1.5 gradë;

3. Të kontrollohet progresi i këtyre përpjekjeve çdo 5 vjet;

4. Të ofrohen 100 miliardë financime në vit për vendet në zhvillim brenda vitit 2020, me angazhimin për financime të tjera në të ardhmen.

Vendet kyçe, pjesë e grupit G77 ku bëjnë pjesë vendet në zhvillim si Kina dhe India, mbështetën propozimet.

Ndërsa presidenti amerikan Obama ishte i pari që përshëndeti marrëveshjen në Twitter, duke e cilësuar atë “madhështore”.

Top Channel