Lady Gaga: Si ndryshoi jeta ime pas përdhunimit

13/12/2015 00:00

Lady Gaga ka zbuluar në një intervistë se si jeta e saj ndryshoi pasi u dhunua seksualisht kur ishte adoleshente. Këngëtarja e famshme, e cila është përdhunuar në moshën 19-vjeçare, ka treguar se ky incident pati një impakt të fortë në mënyrën se si ajo kishte jetuar deri në atë moment.

“I vetmi person që mund të të qetësojë është vetja jote, pasi është një proces i ndërlikuar. Nuk i kam treguar askujt rreth këtij incidenti rreth 7 vite. Nuk dija si të mendoja rreth tij, nuk dija si ta pranoja, nuk dija nëse duhet ta fajësoja apo jo veten time për gjithë këtë. Ishte diçka që ndryshoi plotësisht jetën time. Më ndryshoi personalitetin, trupin dhe mendimet e mia”, shprehet Gaga.

Këngëtraja e hitit “Born This Way”, e cila është shpallur “Gruaja e Vitit” nga “Billboard”, tashmë dëshiron të frymëzojë femrat e tjera, duke treguar se që nga ajo eksperiencë ajo di tani si ta përballojë e vetme çdo dhimbje.

Top Channel