Duke folur për situatën politike në Maqedoni, kryeministri Nikolla Gruevski thotë për mediat se bllokimet e LSDM-së në grupet e punës për zgjedhjen e ekspertëve të cilët do të jenë anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve kanë për qëllim shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të parashikuara për 24 prill të vitit 2016.

“Ata e dinë shumë mirë se do t’i humbin zgjedhjet dhe kjo është klithma e fundit e LSDM-së se si të gjejë mënyrë për t’i shtyrë zgjedhjet”, thotë Nikolla Gruevski.

Ndërkohë, LSDM-ja opozitare ka reaguar lidhur me  anketat e porositur të VMRO-DPMNE-së, sipas së cilës kjo parti paraqitet si fituese bindëse në zgjedhjet e 24 prillit.
 
“As anketa prej 102% nuk do ta shpëtojë Nikolla Gruevskin nga humbja dhe përgjegjësia për kriminalitetin e përgjithshëm dhe korrupsionin gjatë dhjetë viteve të fundit”, thuhet në reagmin e LSDM-së.
 
Sipas LSDM-së opozitare, Nikolla Gruevski do ta shohë anketën e vërtetë më 24 prill, kur do të mposhtet nga Maqedonia e lirë dhe prosperuese.

Top Channel