Flini më pak se 7 orë gjumë? Rrezikoheni të prekeni nga gripi

13/12/2015 00:00

Një grup studiuesish amerikanë kanë dalë në përfundimin se të flesh më pak se shtatë orë gjumë në natë, rrezikohesh të prekesh nga gripi. Sipas tyre, gjumi është ilaçi për të patur një sistem imunitar të shëndetshëm.

Shkencëtarët e Carnegie Mellon University thanë se njerëzit që konsumojnë më pak se 7 orë gjumë u krahasuan me të tjerë, që flinin tetë orë, ose më shumë. 

Mendohet se mungesa e gjumit dëmton sistemin imunitar dhe aftësinë e trupit për të luftuar viruset, që shkaktojnë gripin, ose ftohjen. Një gjumë jo normal ndikon gjithashtu në përgjigjen e trupit ndaj infeksioneve.

Një studim i mëparshëm tregonte se njerëzit që flenë tetë orë gjumë në natë, përbëjnë edhe numrin më të ulët të të prekurve nga sëmundjet e zemrës.

Top Channel