Elsa “provokon” sërish

13/12/2015 00:00

Elsa Hosk është një ndër modelet më seksi të “Victoria’s Secret” dhe kjo nuk mund të vihet në diskutim, të paktën që prej eventit të fundit të organizuar nga kompania e madhe e modës, e cila tërhoqi vëmendjen me fotot nudo.

Por Elsa nuk ka ndërmend të ndalet dhe së fundmi ka guxuar sërish të zhvishet duke realizuar një set fotografik “seksi”.

Suedezja Hosk, më parë ka zbuluar se kishte lënë një karrierë premtuese si basketbolliste për t’iu përkushtuar pasarelave dhe duket se ka bërë mirë, pasi sukseset për të janë gjithmonë dhe në rritje.

Këtë herë, ajo kishte zgjedhur plazhet e St. Barts, për të ekspozuar trupin e saj tejet të tonifikuar, ndërsa ishte nën shoqërinë edhe të disa modeleve të tjera të  “Victoria’s Secret”, ku një prej tyre ishte edhe Sara Sampaio.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel