Reali dorëzon gjysmë titulli

14/12/2015 00:00

Reali i Madridit nuk përfitoi nga hapi fals i Barcelonës të shtunën dhe në vend që t’i afrohej katalanasve me 2 pikë, e sheh veten në vend të tretë, plot 5 pikë larg tyre dhe bardhekuqve të Atletico Madrid.

Skuadra e drejtuar nga Rafael Benitez humbi 1-0 në transfertën ndaj Villarrealit, duke lënë 3 pikë dhe gjysmë titulli në stadiumin “El Madrigal”.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga një ish-lojtar i Realit, Roberto Soldado, në minutën e nëntë.

Pas një pjese të parë shumë të dobët, ku rrezikoi të pësonte edhe gola të tjerë, Reali u gjallërua në të dytën, por nuk arriti të ishte efektiv përpara portës.

Top Channel