Konjufca: E hodha unë gazin. Opozita, e vendosur dhe e bashkuar

14/12/2015 00:00

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca e pranoi se ishte edhe ai personalisht, që hodhi gaz në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ai tha se, veprimet e opozitës kanë prapavijë të qartë politike dhe se nuk janë të drejtuara ndaj individëve. Konjufca deklaroi gjithashtu se partitë opozitare kanë vendosur së bashku, se kush do të hedhë gaz në Kuvend.

“Po, kam hedhur gaz lotsjellës bashkë me deputetët e tjerë. Është veprim kolektiv i i opozitës. Të tjerë kanë bërë të njëjtën gjë përpara meje, ashtu sikurse do të bëjnë edhe pas meje, me siguri. Kemi marrë vendim, se kush do të hedhë gazin në Kuvend sa herë të jetë e nevojshme. Vepruam siç kemi bërë edhe herët e kaluara. Kjo është një mënyrë për të bërë trysni, që Qeveria ta kuptojë se marrëveshjet janë të pakalueshme. Opozita është e vendosur, që këto marrëveshje të mos zbatohen. Veprimet kanë prapavijë të qartë politike. Nuk drejtohen ndaj asnjë individi”, tha Konjufca.

Ndërkaq, në sallën e Kuvendit vazhdojnë të mbeten deputetë të opozitës, ndërsa jashtë godinës ka një grup simpatizantësh të opozitës, të cilët janë grumbulluar pranë derës nga ku hyjnë deputetët.

Në një tjetër zhvillim, kryeministri Isa Mustafa dhe zv.kryeministri Hashim Thaçi ndodhen në një takim te Presidentja Jahjaga. Burime të TCH bëjnë të ditur se, ata po diskutojnë për zhvillimet e fundit dhe propozimet për daljen nga kriza përmes dialogut.

Top Channel