DASH: Kosova të luftojë korrupsionin, opozita të ndryshojë metodë

14/12/2015 00:00

Departamenti amerikan i Shtetit ka një qëndrim të prerë lidhur me Kosovën, teksa thotë se ajo duhet të luftojë korrupsionin nga rrënjët, madje edhe nëse dikush nga nivelet e larta është i përfshirë, ai duhet arrestuar dhe të vuajë dënimin në burg.

Veprimet e opozitës, nga ana tjetër, i quan zhgënjyese. Hedhja e gazit në Parlament dhe veprimet në rrugë, djegia e veturave zyrtare dhe hedhja e molotovit, vlerësohen si prishje e rëndë e imazhit të vendit dhe vështirësim të funksionimit të shtetit.

Në një intervistë për gazetën “Zëri”, zyrtari i lartë i DASH-it, Tom Yadzdgerdi, ish-zëvendës i ambasadores Tina Kaidanoë në Kosovë, tashmë përfaqësues i Byrosë për Çështjet e Europës Jugore e Qendrore, tha se opozita ka të drejtë të kërkojë sqarime për marrëveshjet, por jo në këtë mënyrë, duke shkatërruar imazhin.

Edhe Qeveria duhet të jetë gjithashtu më transparente me marrëveshjet e nënshkruara, në mënyrë që t’i qetësojë qytetarët e saj. Ai thekson se Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry erdhi në Kosovë për të dhënë mesazhe të qarta.

Top Channel