Kjo grua nuk ka pse të paguajë biletë

14/12/2015 00:00

Epo kjo është një mënyrë për të shmangur pagesën e biletës së autobusit. Një grua ka dalë në një autobus nga dritaret, për të shmangur biletën.

Fillimisht ajo bën disa përpjekje për të arritur dritaren por që më në fund ia del, duke nxjerrë këmbët e më pas trupin.  Në pamje duket se dikush i afrohet gruas dhe mundohet t’i grabisë asaj çantën.

Por pasi lufton për pak çaste për çantën e saj, ajo vendos se nuk ia vlen të zihesh për të, duke e lënë brenda autobusit urban. Papritur gruaja zbret nga dritarja dhe nis të ecë në rrugë.

Pamjet janë filmuar nga një kalimtar i rastit, i cili po priste autobusin dhe nuk dihet as vendi se ku është filmuar. Videoja është postuar në LiveLeak.

Top Channel