Blanc drejt rinovimit me PSG

14/12/2015 14:05

Laurent Blanc mund të rinovojë kontratën me Paris Saint Germain deri në vitin 2018. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja franceze “L’ Equipe”, sipas së cilës ky proces pritet të zhvillohet në muajin janar.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, këtë javë mendohet të nisin bisedimet mes drejtuesve të klubit parizien dhe agjentit të trajnerit, Jean-Pierre Barne’ në lidhje me këtë çështje.

Te Paris Saint Germain drejtuesit janë shfaqur të kënaqur me paraqitjet e skuadrës në këtë pjesë të parë të sezonit dhe kjo ka bërë që ata të ndryshojnë mendim në lidhje me Blanc, i cili në muajt e fundit u fol për një largim të tij nga kampionët e Francës.

Nga ana e tij, edhe vetë Blanc që prej kohësh u bë objekt i merkatos për disa klube evropiane, e sheh si prioritet zgjatjen e bashkëpunimit me PSG.

Top Channel