Juventusi ju uron gëzuar Krishtlindjet (Video)

14/12/2015 14:30

Afrojnë Krishtlindjet dhe shpirti i festave ka pushtuar të gjithë. Nuk mund të bëjë përjashtim në këtë pikë Juventusi, futbollistët e së cilës vendosën t’u bënin një urim të veçantë të gjithë tifozëve të tyre.

Të veshur në mënyrë festive, lojtarët e skuadrës torineze u shfaqën më entuziastë se kurrë, duke parë edhe rezultatet e javëve të fundit në kampionat.

Futbollistët e “Zonjës së Vjetër“ zgjodhën notat e “Jingle Bells“ për të bërë urimin e tyre, por në versionin italian, version ky që dukej shumë më mirë sesa ai në anglisht i dhënë në formën e titrave.

Top Channel