Kosovë, arrestohen edhe dy deputete të AAK

14/12/2015 17:40

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë pasdites edhe dy deputete të AAK-së, Time Kadria dhe Teuta Haxhiu, të cilat kanë qenë pjesëmarrëse në seancën në sallën alternative, e cila rinisi pas tensioneve jashtë sallës së Kuvendit e gazit lotsjellës brenda tij.

Me rinisjen e seancës, fjalën e mori zëvendëskryeministri Thaçi jashtë rendit të ditës dhe komentoi situatën e krijuar si pasojë e gazit lotsjellës.

Ai propozoi një seancë të veçantë për situatën në Kosovë. “Duhet të marrim fjalën të gjithë e të themi a është e pranueshme kjo situatë. Ne marrim pyetje nga qytetarët, jemi të zgjedhurit e popullit dhe na mohohet të flasim për këtë.”, tha Thaçi.

Adem Grabovci, shef i Grupit Parlamentar i PDK foli në Kuvend. “Salla e Kuvendit është e uzurpuar nga pakicat me mjete të dhunshme. Kjo po ndodh prej 4 muajsh. Kërkojmë kushte për punë. Jemi bërë 82 deputetë me nënshkrime të kërkojmë masa ligjore që kësaj situate t’i vijë fundi”.

Grabovci foli pas kryetarit të PDK Hashim Thaçi, i cili i ftoi shefat e GP të shumicës parlamentare ta dënojnë dhunën në kuvend.

Top Channel