Goli i vitit nga… Patrick Kluivert!(Video)

14/12/2015 00:00

Ish-lojtari i Ajaksit, Milanit e Barcelonës, Patrick Kluivert, aktualisht në moshën 39 vjeçare ka arritur të realizojë një gol të jashtëzakonshëm nga rreth 40 metra, duke treguar se e ka ende klasin e disa viteve më parë edhe pse është tërhequr nga futbolli i luajtur.

Ai mori pjesë në një ndeshje të zhvilluar së fundi mes lojtarëve më të mirë ndër vite të Barcelonës dhe kombëtares së Ugandës.

Holandezi që ka realizuar 182 gola me bluzën e Barcelonës, sapo kishte kaluar mesin e fushës kur mori pasimin dhe pa u menduar dy herë, duke parë edhe daljen e portierit, lëshon një goditje me të jashtmen e këmbës duke e çuar topin në trekëndëshin e portës.

Pavarësisht këtij goli të jashtëzakonshëm të Patrick Kluivert, Barcelona u mposht 5-3 në stadiumin “Nelson Mandela”.

Paratë e grumbulluara nga kjo ndeshje do të shkojnë për financimin e një projekti në Ugandë.

Top Channel