Kerry në Moskë, kërkohet një zgjidhje për konfliktin sirian

15/12/2015 00:00

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka udhëtuar drejt Moskës në përpjekje për të afruar qëndrimet me Rusinë rreth lutës në Siri, në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit disavjeçar.

Ai pritet të takohet me Presidentin Vladimir Putin si dhe ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë mospajtime të mëdha në lidhje me atë se çfarë roli duhet të luajë Presidenti sirian Bashar al-Assad në këtë proces.

SHBA-të duan që Assdat të tërhiqet, por Rusia thotë se vetëm populli sirian mund të vendos për fatin e vendit.

Para bisedimeve, Ministria e Jashtme ruse sulmoi politiken amerikanë duke thënë se Uashingtoni i ndan terroristët në të mirë dhe të këqij.

Rusia ka ndërmarrë disa sulme ajrore ndaj terroristëve të Shtetit Islamik në Siri, por SHBA-të kanë akuzuar Moskën se po bombardon rebelët e moderuar të cilët janë kundër Presidentit Assad.

Top Channel