320 babagjyshë serfistë hyjnë në librin Guinnes

15/12/2015 00:00

Plazhi i famshëm Bondi Beach në Sidni të Australisë u pushtua nga ngjyra e kuqe edhe e bardhë teksa 320 persona të veshur me kostumin e Santa Claus pushtuan dallgët e Oqeanit.

Sipas medias australiane, kjo pjesëmarrje masive e babagjyshëve sërfistë tashmë ka hyrë në Librin Guinness, pasi bëhet fjalë për një rekord të ri për numrin më të lartë të te pranishmeve në leksionet e serfit. Ishte një eveniment ku argëtimi i serfistëve ishte në nivelet më të larta.

Organizatorët bënë të ditur se për të vendosur këtë rekord duhej që në këtë ngjarje të vecantë të merrnin pjesë 250 persona, objektiv ky që u tejkalua. Aktiviteti u organizua nga ‘One Wave’, një organizatë jofitimpruresë që synon të rrisë vëmendjen në drejtim të shëndetit mendor si dhe për shkollat lokale të serfit.

Top Channel