Sulmet e Parisit, arrestohet një tjetër i dyshuar

15/12/2015 14:05

Policia franceze ka arerstuar një person në Paris në vazhdën e hetimeve mbi sulmet e 13 nëntorit.

Që prej tragjedisë që tronditi Francën e mbarë botën perëndimore janë kryer 2.700 bastisje të forcave të rendit e mbi 360 vetë në të gjithë vendin janë vënë në arrest shtëpie.

Dy persona janë prangosur gjithashtu në veri të Francës me dyshimin se kanë furnizuar me armë Amedy Coulibaly, njëri prej agresorëve të sulmeve të muajit janar.

Këta dy të fundit po merren në pyetje nga policia. 29-vjeçari i arrestuar sot në Paris ndërkohë kishte ndërmend të udhëtonte drejt Sirisë.

Ai është identifikuar si Claude Hermant, një individ që njihet për lidhjet me grupet e ekstremit të djathtë.

Top Channel