Harry Style flirton me Rita Orën?

15/12/2015 00:00

Kohët e fundit këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka qenë paksa konfuze sa i takon historive të saj të dashurisë. Gjatë këtij viti, Rita është përfolur për lidhje të ndryshme me meshkuj të njohur të spektaklit, por siç duket, ajo është në listën e të preferuarave edhe për anëtarin e One Direction, Harry Style.

Artisti britanik është parë tejet i afërt me këngëtaren gjatë takimit të tyre të fundit, madje sipas “Daily Mail”, Harry ka flirtuar hapur me të, madje duke zgjatur duart ndoshta më shumë nga ç’duhet.

Nuk jemi të sigurt nëse bëhet fjalë për një gjest të rastësishëm, apo Style ka synime të qarta me Ritën, por nuk do ishte aspak çudi që mes tyre të kishte ndonjë romancë.

Top Channel