Miçigan, shfuqizohen disa prej ligjeve të çuditshme

16/12/2015 00:00

Nga e marta, të betohesh para grave ose fëmijëve si dhe të mos dish të këndosh himnin kombëtar në harmoni me melodinë, nuk do të jetë një krim për të cilin mund të ishe dënuar me burg në Miçigan.

Guvernatori i Miçiganit, Rick Snyder ka nënshkruar disa projektligje të cilat kanë shfuqizuar disa ligje të vjetruara e të cilat ishin vërtetë të çuditshme, disa prej të cilave kishin të bënin me vjeljen e rrushit apo ndërhyrjen që një i tretë mund të kishte në një dyluftim mes dy personave.

“Jemi duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të modernizuar shtetin. Vlerësoj punën e legjislativit në analizimin e kodit penal dhe eliminimin e disa prej ligjeve të cilat janë të pakuptimta për shekullin në të cilin jetojmë”, tha Snyder përmes një deklarate.

Snyder kishte kërkuar që në muajin maj që të fillohet puna për identifikimin dhe heqjen e disa ligjeve arkaike dhe duke se po finalizohet këtyre ditëve.

Top Channel