Tajlandë, tallet me qenin e Familjes Mbretërore, rrezikon 37 vite burg

16/12/2015 00:00

Tallja me qenin e Familjes Mbretërore mund t’i kushtojë tajlandezit Thanakorn Siripaiboon deri në 37 vjet burg.

Siripaiboon, punëtor i një fabrike, akuzohet se ka postuar në internet komente “sarkastike” mbi kafshën që monarku Bhumibol Adulyadej pat shpëtuar nga rruga.
 
Në Tajlandë, ofendimi i një pjesëtari të Familjes Mbretërore përbën shkelje dhe qeni konsiderohet pikërisht i tillë.

Avokati mbrojtës i të akuzuarit deklaroi se kufijtë e atyre që konsiderohen ofendime ndaj sovranit janë zgjeruar në mënyrë drastike vitet e fundit, dhe në 2014-n, një dijetar mjaft në zë u akuzua se kishte vënë në lojë një mbret që ka vdekur 400-vjet më parë.

Top Channel