Serena Williams tregon muskujt me një fustan transparent

16/12/2015 00:00

Serena Williams tregoi muskujt e saj në eventin e “Sports Illustrated”, në Manhatan të SHBA-së, ku tenistja amerikane u zgjodh si personazhi sportiv i vitit.

Ranë në sy kofshët e saj shumë muskuloze, që në fakt dukeshin shumë më të holla në kopertinën e revistës, kopertinë që u zbulua ditën e hënë.

“Është hera e parë në pothuajse 30 vjet që një femër merr këtë çmim. Shpresoj që ky fakt të frymëzojë shumë femra të tjera”, tha Serena Williams.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel