NBA, Lakers rigjen më në fund fitoren (Video)

16/12/2015 11:10

Los Angeles Lakers rikthehet më në fund te fitorja pas një sërë disfatash radhazi në NBA.

Në “Staples Center”, skuadra kaliforniane “asfaltoi” Milwaukee Bucks me rezultatin 113-95, duke regjistruar suksesin e saj të katërt sezonal. Kobe Bryant, i cili është drejt mbylljes së karrierës së tij si basketbollist, ishte në ditën e tij më të mirë dhe e udhëhoqi skuadrën kaliforniane drejt fitores, duke shënuar 22 pikë. Spikati në këtë ndeshje për Lakers edhe i riu D’Angelo Russell, i cili e mbylli sfidën me 19 pikë dhe 7 asist.

Cleveland Cavaliers fitoi jashtë fushës së tij, duke mposhtur në “TD Garden” Boston Celtics me rezultatin 89-77, për të ruajtir vendin e parë në renditje në Konferencën e Lindjes, me 16 fitore dhe 7 humbje. LeBron James e mbylli sfidën me 6 topa të humbur, por edhe me 24 pikë të shënuara e 7 topa në tabelë, duke dhënë kontributin kryesor në këtë sukses të skuadrës së tij, ndërkohë që në parket u dallua edhe Kevin Love.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Denver Nuggets mposhti Minnesota Timberwolves, ndërkohë që Sacramento Kings mundi Houston Rockets 107-97, edhe pse në këtë ndeshje luajti pa Rajon Rondo.

Top Channel