Një pemë e veçantë Krishtlindjesh!

16/12/2015 00:00

Nëse mendoni se pema juaj e festave është e tmerrshme, shihni pak këtë pemë të veçantë të bërë nga disa parashutistë.

Ata kanë krijuar një pemë të festave, të vendosur për të thyer rekordin e Russian National Canopy Formation.

Fotot fantastike u bënë nga Vitaly Dodonov, 19-vjeçari rus nga Kolomna, i cili kishte marrë një kamera teksa ishte pjesë e grupit të parashutistëve.

Entuziastët e sportit ekstrem u hodhën nga dy avionë, dhe u ndanë në dy grupe para se të performonin në ajër. Atyre iu desh rreth 10 minuta para se të formonin pemën.

“Ishte e mrekullueshme ta shihje, sepse kjo nuk ndodh çdo ditë, as në rrethin e parashutistëve. Formati i bukur më bënë krenar për gjithë të pranishmit”, tha Vitaly.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel