Katar, rrëmbehen 26 gjuetarë pranë kufirit me Arabinë

16/12/2015 00:00

26 gjuetarë nga Katari janë rrëmbyer nga persona të armatosur në një zonë të shkretë të Irakut pranë kufirit me Arabinë Saudite.

Agresorët e shumtë në numër kanë mbërritur me makina e kanë rrethuar kampin e gjuetarëve të ndodhur në Layah, 130 km në jug të Samawa-s. Rrëmbyesit duket se ishin nisur nga provinca e Nasirjasë.

Burime të policisë vendase njoftuan fillimin e një operacioni në shkallë të gjerë kërkimi, por deri tani nuk kanë rënë dot në gjurmet e sulmuesve.

Top Channel