River Plate vuan, por arrin finalen e Botërorit të Klubeve

16/12/2015 14:10

River Plate është finalisti i parë i Botërorit të Klubeve. Skuadra argjentinase mundi 1-0 japonezët e Sanfrecce Hiroshima, në një ndeshje ku vuajti më shumë seç pritej.

Portieri i Riverit, Barovero, ishte ai që shpëtoi skuadrën e tij me 3 pritje të mrekullueshme në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa Alario shënoi golin e fitores për bardhekuqtë, kur duheshin 20 minuta nga fundi i takimit.

Gjysmëfinalja tjetër e Botërorit të Klubeve do të luhet më 17 dhjetor dhe do të shohë përballë Barcelonën dhe kinezët e Guangzhou.

Finalja e Botërorit të Klubeve do të luhet ditën e dielë.

Top Channel