Granatë e pashpërthyer në Mitrovicë

16/12/2015 00:00

Policia e Kosovës bën me dije se paraditen e së enjtes është gjetur në Mitrovicë një granatë dore e pashpërthyer.

Sipas zëdhënësit të rajonit të Mitrovicës, policia e ka identifikuar mjetin shpërthyes rreth orës 10 të paradites. Ai tha se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it, të cilët e kanë tërhequr për deminim mjetin shpërthyes.

Ai tha se njesitet përkatëse janë duke bërë hetimet e nevojshme, ndërsa ende nuk dihet autori dhe motivet e vendosjes së mjetit shpërthyes.

Granata është gjetur në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, pranë Kompanisë Publike të Pastrimit. Policia ende nuk ka të dhëna nëse qëllimi ka qenë të sulmohet kjo kompani.

Top Channel