“Të fle me Tina Fey, të martohem me Selena Gomez e të lundroj me Demi Lovato”

16/12/2015 00:00

Ajo së fundmi ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet për një lidhje me yllin e “One Direction”, Niall Horan, por ky i fundit ka bërë një rrëfim surprizues lidhur me Selena Gomez, teksa ka qenë i ftuar në programin e James Corden.

Ylli irlandez ka treguar se do të martohej më këngëtaren e hitit “Come & Get It” kur komediani e ngacmoi rreth thashethemeve që kanë nisur të qarkullojnë për një marrëdhënie mes tyre.

Teksa ishte pjesë e lojës “Sleep With (Të fesh me), marry (Të matohesh me), crusie (të lundrosh me)”, 21-vjeçarit i janë përmendur tre emra të personazheve të famshëm, Demi Lovato, Selena Gomez dhe Tina Fey, ku këngëtari duhet të zgjidhte.

Zgjedhja e tij ka qenë: “Të fle me Tina Fey, të martohem me Selena Gomez dhe të lundroj me Demi Lovato. Ka një zë të mrekullueshëm, do këndojmë gjatë gjithë kohës”.

Top Channel